Napoli mposht Romën, loja përfundon me rezultat 2:1

Ndeshja mes Napolit dhe Romës u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona”, dhe loja përfundoi me fitorën e Napolit me rezultar 2:1

Këtë të diel Napoli ka fituar ndaj Romës në ndeshjen për javën e 20-të në Serie A.

Ndeshja mes Napolit dhe Romës është zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, e cila përfundoi me rezultatin 2:1.

Victor Osimhen në minutën e shtatëmbëdhjetë të lojës goditi me vole për të shënuar një gol duke i dhënë Napolit epërsinë, derisa barazimi erdhi kur Stephan El Shaarawy ishte në vendin e duhur për t’i barazuar shifrat (75’), pas një asistimi nga Nicola Zalewski.

Goli që i dha fitoren Napolit ishte i realizuar në minutën e 86-të të lojës nga Simeone.

Pas fitorës me Romën, Napoli ka 53 pikë në krye të tabelës, 13 më shumë se Interi i pozitës së dytë. Ndërsa Roma renditet e gjashta me 37 pikë. RTK

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika