Ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në paraqitjen e tij të parë televizive pas lirimit nga Gjykata Speciale, ka treguar se këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka qenë një nga ndihmuesit e parë që e mbështeti financiarisht.
Haradinaj ka treguar se Tahiri kishte shkuar në organizatë dhe kishte ndarë nga 2 mijë euro për secilin prej gjashtë të arrestuarve në Hagë.
“I pari që në na ka ndihmuar me lek, ka qenë Labinot Tahiri, i cili ka shkuar ne organizatë dhe të gjithave, atëherë kemi qenë gjashtë, dhe të gjithëve nga 2 mijë euro na ka dhënë, e falënderojë shumë Labin. As nuk e ka përmend dhe më ka bërë përshtypje shumë”, ka deklaruar Haradinaj në T7.
Ai theksuar se ky veprim i kishte lënë një përshtypje të madhe te ai, pasi Tahiri as nuk e kishte përmendur këtë ndihmë.
Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për këtë gjest të këngëtarit, duke e falënderuar shumë për mbështetjen e tij.