Nata e Bajramit, qytetarët me vështirësi i mbushin shportat shkaku i çmimeve

Në natën e Fitër Bajramit, qytetarët janë shprehur të zhgënjyer më çmimet e produkteve. Për televizionin ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për të mbushur shportat e tyre familjare. Sipas tyre, çmimet janë të papërballueshme për ta

Më shumë se zakonisht, këtë të enjte hasen qytetarë në dyqane e markete.

Është nata e fundit e muajit të Ramazanit, rrjedhimisht festa e Fitër Bajramit një ditë më vonë.

Mesin e qytetarëve që kanë blerë produkte të ndryshme, është edhe Arsim Salihu nga Gjilani por që jeton në Suedi.

Salihu ka mbetur i befasuar me çmimet e larta, që madje thotë se i kalojnë edhe ato në shtetin evropian.

“Unë hina mrena e dola jashtë,  por i pashë do çmime ma shtrejtë se në Suedi pasi unë jetoj atje, njerzitë se di qysh jetojnë këtu në Kosovë pasi çmimet janë në ekstrem më të larta se atje tekë produktet bazike”, ka thënë Arsim Salihu, mërgimtar.

E banorë të tjerë në Gjilan, tregojnë se si shkaku i çmimeve kanë reduktuar edhe produktet që i blejnë.

“Problem është shumë për familjet për më mbush shporten e tyre, gjitha produktetet e sidomos ato ushqimore do të duhej të ishinë më të vogla, po i zvoglojmë gjërat që duhet me i  ble shkaku i çmimeve”, ka deklaruar Nazmije Rexhepi , banore e Gjilanit.

Reklamat e marketeve të ndryshme për zbritje çmimesh, sipas një banori tjetër në Gjilan, shumicën e herëve nuk përkojnë me realitetin.

“Këtu ndryshimet e çmimeve që po i qesin janë veq propaganda pasi çmimet janë të larta, ka familje që qendrojnë dobët ekonomikisht dhe për shporten tonë si qytetarë, çmimet  janë shumë të larta”, ka thënë Faton Maliqi, banor i Gjilanit.

“Është problematike më i ble produktete më një rrogë që e kemi, nuk po shkojmë në llukse por po mundohemi vetëm ato më esenciale ti blejmë”,  ka  thënë Rexhep Sabedini, banor i Gjilanit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë këtyre ditëve një kilogram mish i gjedhit kushton 9.66 cent, 30 copë vezë 3 e 59 cent, një litër vaji 1.85 cent, një një litër qumësht 1 euroi e 18 cent, derisa 5 kilogram miell 3 euro e 43 cent.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika