‘Nata e Zjarreve’ sonte në Prekaz, përmbyllet “Epopeja e UÇK-së”

“Nata e Zjarreve” është një traditë që përkujton luftën e familjes së Adem Jasharit për lirinë e Kosovës, apo më saktësisht, rezistencën e tyre, ndaj regjimit të ish-kasapit të Ballkanit Sllobodan Millishoviq-it.

Të martën e 7 marsit duke nisur nga ora 18:00 do të fillojë ndezja e flakadanëve në Prekaz dhe kështu do të përmbyllet dita e tretë e manifestimit gjithëpopullor për Epopenë e UÇK-së.

Përveç në Skenderaj, edhe në Prishtinë do të ndizen flakadanët e lirisë nga kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Nata e Zjarreve” do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika