NATO gjen zbrazëtira në mbrojtjen e Evropës

Lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale të SHBA-së e dominuan Samitin e NATO-s në Washington këtë muaj, por larg skenës publike, planifikuesit e ushtrisë së aleancës janë fokusuar në vlerësimin e kostos së madhe të rregullimit të mbrojtjeve “kërcitëse” të Evropës.

Liderët e NATO-s pranuan planet vitin e kaluar për renovimin më të madh të aftësive mbrojtëse në tri dekada, raporton “Reuters”. Zyrtarët kanë plotësuar kërkesat minimale të mbrojtjes për t’i arritur këto plane, të cilat iu dërguan qeverive kombëtare javët e fundit, sipas një planifikuesi ushtarak, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kërkesat minimale detajojnë mangësitë në ushtritë e NATO-s në fushat kryesore, duke ofruar një tregues të përafërt sesa miliarda euro mund të kushtojë për të rregulluar, tha planifikuesi ushtarak. NATO synon t’i shndërrojë këto kërkesa në objektiva detyruese për qeveritë individuale për të siguruar mbrojtjen e Evropës deri në vjeshtën e vitit 2025, kur ajo mban një takim të rregullt të ministrave të mbrojtjes.

Reuters ka intervistuar 12 zyrtarë ushtarakë dhe civilë në Evropë për planet e klasifikuara, ku është identifikuar se gjashtë nga fushat e aleancës kanë nevojë të adresohen shpejt.

Këto përfshijnë mungesën e mbrojtjes ajrore dhe raketat me rreze të gjatë, trupa, municion, problemet logjistike dhe mungesa e komunikimeve të sigurta digjitale në fushëbetejë, sipas zyrtarëve të NATO-s. NATO-ja nuk e ka vlerësuar akoma koston.

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së kanë rritur shqetësimet se fuqia kryesore e NATO-s mund të udhëhiqet nga një burrë, i cili është kritik i aleancës – ish-presidenti Donald Trump – dhe ka akuzuar partnerët evropian se kanë përfituar nga mbështetje ushtarake e NATO-s.
Në samitin e Ëashingtonit, disa ligjbërës evropianë publikisht kanë vënë në dukje se, pavarësisht fituesit të zgjedhjeve të nëntorit, kontinenti ka nevojë t’i rrisë shpenzimet ushtarake.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika