NATO-ja do të dërgojë “dhjetëra mijëra” tenda në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca veriatlantike planifikon të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Nga tërmetet mbi 7 shkallë të Rihterit, që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë vdekur mbi 39.000 persona.

Stoltenberg ka thënë se NATO-ja është duke ndërtuar streha të përkohshme dhe planifikon të dërgojë “dhjetëra mijëra tenda” në Turqi në ditët dhe javët në vijim.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Ankara, shkruan REL.

“Kjo është katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në territorin e aleancës prej kur është themeluar NATO-ja”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se NATO-ja do të përdorë “kapacitetet e saj strategjike” për të dërguar ndihmë.

Vetëm në Turqi, më shumë se 50.000 ndërtesa janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë, si pasojë e dridhjeve të tokës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika