NATO konfirmon mbështetjen për organizatat e sigurisë në Kosovë

Këtë të martë, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimin të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)

Gjatë kësaj të marte, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimin të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Në këtë ceremoni ishin të pransihëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major, Enver Cikaqi, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe NALT dhe shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Kurti ka thënë se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, mundëson të ruhet siguria aktuale dhe të sigurohet një e ardhme drejt partneritetit për paqe dhe anëtarësimit në NATO.

Ai ka shtuar se mbështetja nga NALT dhe në veçanti nga Gjenerali Hoppe, në hartimin e tri ligjeve bazë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, themelimin e komisionarit parlamentar për FSK-në dhe bashkëpunimin e ngushtë në përmirësimin e procesit të rekrutimit, ishte vendimtare për përmirësimin efektiv të mbikëqyrjes demokratike civile të Forcës.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij tha se kontributi i Gjeneralit Hoppe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK është një dëshmi e lidershipit, ekspertizës dhe përkushtimit të tij ndaj vlerave dhe parimeve të NATO-s. Ministri Mehaj shtoi se përpjekjet e tij kanë ndihmuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, duke kontribuuar në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar”, njofon Ministria e Mbrojtjes.

Drejtori në largim i NALT, gjeneral brigade Joachim Hoppe ka thënë se ka qenë një nder i madh të përfaqësojë NATO-n në Kosovë dhe se ndjehet krenar për punën që ka bërë NATO-ja dhe ekipi i tij në këshillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë.

“Nga ana e tij, drejtori i ri i NALT, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein u shpreh falënderues për mirëseardhjen e ngrohtë në Kosovë dhe theksoi se do të ruajë mbështetjen e NALT-it për organizatat e sigurisë në Kosovë, duke vazhduar të ndërtojë më tej mbi përpjekjet e pararendësit të tij. Në këtë ceremoni shefja e Operacioneve Aktuale, Divizionit të Operacioneve të SHP të NATO-s, Ariella Viehe e dekoroi Gjeneralin Hoppe me medalje të NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kësaj ceremonie, gjenerali Hoppe u dekorua me medaljen për “Shërbim të shquar” nga ministri Mehaj, si dhe me medaljen për “Shërbim vetëmohues” nga zv.Komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi.

Që nga gushti i vitit 2016, misioni i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s është që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të organizatave të sigurisë në Kosovë, sipas mandatit të tyre origjinal.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika