“Rusia po bëhet gati për sulme të reja”

Forca ushtarake të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg, teksa ka komentuar njoftimet e Moskës se po ulin operacionet rreth Kievit, ka thënë se forcat ruse në Ukrainë nuk po tërhiqen. Sipas tij, ato po rigrupohen.

Stoltenberg ka thënë se, aleanca ende nuk është bindur se Rusia po negocionte me mirëbesim në bisedimet e paqes me Ukrainën.

Kjo sepse, sipas Stoltenberg, objektivi ushtarak i rusëve që nga fillimi i pushtimit nuk ka ndryshuar.

“Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por, po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivë e saj në rajonin e Donbasit”, është shprehur Stoltenberg.

Siç shkruan Reuters, ai ka thënë se “mund të presim veprime sulmuese shtesë, duke sjellë edhe më shumë vuajtje”.

“Nuk kemi asnjë ndryshim real në objektivin e vërtetë të Rusisë. Ata vazhdojnë të ndjekin rezultatin ushtarak”, ka shtuar Stoltenberg.

Po ashtu, ai ka konfirmuar se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë t’i ofrojnë armë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Ndryshe, më 17 mars të vitit 2022, Stoltenberg në një konferencë për media ka thënë se, “lufta e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka shkundur paqen dhe shokuar botën”.

Ai kishte lavdëruar forcat e Kievit dhe ishte zotuar se do të vazhdojë mbështetja për to.

Ndryshe, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika