Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli, ka bërë të ditur se aleanca ushtarake ka vendosur të forcojë forcat rezervë brenda misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje e Hercegovinë (EUFOR Altea) për të adresuar përshkallëzimet e mundshme në rajon.
Në një seancë dëgjimore para Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit amerikan më 11 prill, gjenerali Cavoli paraqiti nevojën për ndryshime në përbërjen dhe fuqizimin e KFOR-it.
“Pasi kemi bërë një analizë të plotë të situatës në Kosovë, kemi arritur në përfundimin se duhet të rrisim jo vetëm numrin e trupave, por edhe kapacitetin tonë artilerik. Ky proces është në vazhdim dhe synon të sigurojë më shumë resurse ushtarake dhe pajisje të rënda në terren”, ka deklaruar Cavoli.
Ai gjithashtu ka thënë se dy misione janë nisur për të mbledhur informacione dhe për të kuptuar më mirë situatën aktuale në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Cavoli ka theksuar se tensionet etnike në Bosnjë e Hercegovinë kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjenerali i NATO-s gjithashtu ka shtuar se aktivitetet e Rusisë në rajon, duke përfshirë nxitjen e tensioneve mes grupeve etnike, kanë për qëllim të dobësojnë vendin dhe të shkaktojnë ndarjen nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
“Politika etno-nacionaliste pengon Bosnjën dhe Hercegovinën të bëjë reformat e nevojshme për integrimin e saj euroatlantik”, ka deklaruar mes tjerash ai.
Cavoli gjithashtu ka potencuar se etniteti serb në Bosnjë po përpiqet të dobësojë autoritetin shtetëror.
Gen. Cavoli, NATO Supreme Allied Commander Europe, testified before the US Senate:
He has authorized aerial intelligence, surveillance & reconnaissance to monitor threats to 🇽🇰&🇧🇦.
NATO will send heavier equipment, more troops to Kosovo.
🇫🇷 aircraft carrier is in the Adriatic. pic.twitter.com/HvuG989TG3
— Admirim (@admirim) April 17, 2024