NATO shënon 73 vjetorin e themelimit

Organizata Veri Atlantike (NATO), që të hënën shënon 73 vjetorin, u krijua në  vitin 1949 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe disa vende të Evropës Perëndimore, me qëllimin e vetëm  ofrimin e sigurisë kolektive kundër Bashkimit Sovjetik.

Aleanca fillimisht përbëhej nga 12 vende: SHBA-ja, Kanadaja, Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Britania.

Pas kësaj, në 1952, Greqia dhe Turqia vendosin që të futen në Aleancë. Tri vjet më vonë në vitin 1955 edhe Gjermania bëhet pjesë e NATO-s, kurse më vonë në vitin 1982 Spanja bëhet shteti i radhës që anëtarësohet në këtë organizatë.

Organizata e NATO-s bazohet në solidaritetin e ndërsjellë, që nëse sulmohet ndonjë prej shteteve anëtare atëherë sipas nenit pesë të NATO-s, konsiderohet sulm për të gjithë palët.

“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.

Në vitin 1992, NATO përdor forcat e saj për herë të parë duke monitoruar embargon e armëve kundër ish-Jugosllavisë. Anijet e NATO-s patrulluan përgjatë bregdetit lindor të Adriatikut duke kontrolluar të gjitha anijet për armë.

Ndër veprimet e para që ka marrë organizata e NATO-s, është sulmi në vitin 1994 ku janë gjuajtur katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnje-Hercegovinë.

Ishte hera e parë që NATO përdori forcën e saj të armëve. Ishte gjithashtu edhe fillimi i zhvillimit të rolit të NATO-s jashtë zonës së saj.

Ishte viti 1999, kur forcat e Aleancës Veri-atlantike, kishin sulmuar për 78 ditë rresht Serbinë, për shkak të shtypjeve e masakrave në civilë që po bënin forcat Serbe në Kosovë.

Fushata e sulmeve  78-ditore, ishte pa mandatin e OKB-së, e cila rezultoi me tërheqjen e forcave serbëve nga territori i Kosovës.

Rrjedhojë e kësaj ishte edhe pavaërsia e Kosovës e cila u shpall me 17 shkurt të vitit 2008.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika