NATO të mërkurën takim urgjent me kërkesë të Polonisë

Një nga diplomatët ka thënë se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti

Pas sulmit me raketa (dyshimet jan se ato jan lëshuar nga Rusia) në Poloni ku mbeten të vdekur dy persona, shteti polak ka vendosur që ta shfrytëzojë nenin 4 të Aleancës Veri Atlantike (NATO).

Sipas dy diplomatëve evropianë që i kishin thënë mediumit Reuters, ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Një nga diplomatët kishte thënë se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke thënë se NATO po e monitoron situatën, por është e rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika