NATO thotë se ka mundësi që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen ndaras

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në Bruksel se po punon intensivisht për të marrë ratifikimet përfundimtare të Turqisë dhe Hungarisë për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, porse pranimi i tyre në të njëjtën kohë nuk është "çështja kryesore

Please use the sharing tools found via the share button at the top or side of articles. Copying articles to share with others is a breach of FT.com T&Cs and Copyright Policy. Email [email protected] to buy additional rights. Subscribers may share up to 10 or 20 articles per month using the gift article service. More information can be found at https://www.ft.com/tour. https://www.ft.com/content/ebe83be4-3692-4592-9c4c-9bdc15fcab21 Jens Stoltenberg, në qendër, me ministrin e jashtëm finlandez Pekka Haavisto dhe Anne Linde, ministrja e atëhershme suedeze për punët e jashtme, në fillimin e ofertës së vendeve për t'u bashkuar me NATO-n në korrik të vitit të kaluar © Kenzo Tribouillard/AFP/Getty Images

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në Bruksel se po punon intensivisht për të marrë ratifikimet përfundimtare të Turqisë dhe Hungarisë për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, porse pranimi i tyre në të njëjtën kohë nuk është “çështja kryesore”.

Parlamentet e të 30 anëtarëve të aleancës ushtarake duhet të ratifikojnë zyrtarisht kërkesën e Finlandës dhe Suedisë përpara se ato të pranohen në Aleancë.

Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë.

“Çështja kryesore nuk është nëse pranimet e Finlandës dhe Suedisë ratifikohen së bashku, e rëndësishme është që të ratifikohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stoltenberg në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel të martën, më 14 shkurt.

“Jam i bindur se do të marrim edhe këto dy ratifikime dhe po punoj fort për ta arritur këtë sa më shpejt”, shtoi ai.

Udhëheqësit e 30 vendeve anëtare të NATO-s kanë vendosur të ftojnë Suedinë dhe Finlandën për t’iu bashkuar Aleancës gjatë samitit në Madrid në korrik të vitit 2022.

Komentet e Stoltenberg vijnë pasi Turqia sugjeroi se mund të lejojë Finlandën të bashkohet me Aleancën, pa pranuar Suedinë.

Vendimi i autoriteteve suedeze për të miratuar protestën para ambasadës turke në Stokholm, gjatë së cilës iu vu zjarri librit të shenjtë mysliman të Kuranit, shkaktoi zemërim në Ankara, e cila ndaloi negociatat për ratifikimin e marrëveshjes.

Shumica e finlandezëve besojnë se hyrja e vendit të tyre në NATO mund të ndodhë pa e pritur Suedinë.

Megjithatë, liderët e dy vendeve rikonfirmuan dëshirën e tyre për t’u pranuar së bashku në Aleancë.

Më 14 dhe 15 shkurt në Bruksel po mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s dhe tema kryesore është dërgimi i armëve në Ukrainë, e cila u sulmua nga Rusia gati një vit më parë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika