NATO uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Të hënën e 28 nëntorit, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut(NATO) ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e pavarësisë

Foto e postuar në llogarinë e NATO-s





Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut(NATO) ka uruar Shqipërinë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e pavarësisë.

NATO përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar nga ndjekësit e tyre që të ripostojnë “që të festojnë me Shqipërinë, në ditën e pavarësisë së tyre”.

“Ne jemi NATO”, ka shtuar tutje NATO.

“Retweet për t’u bashkuar me ne për të festuar Aleatin tonë #Shqipëri në #Ditën e tyre të Pavarësisë!. Ne jemi NATO”, ka shkruar NATO.

Po ashtu, KFOR-i ka uruar shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë aleatëve dhe miqve tanë shqiptarë! Shqipëria është anëtare e #NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR-i në Facebook.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika