NBA, Bulls befason kampionin aktual

Chicago Bulls ka fituar kundër Bucks me një diferencë prej katër pikë

Kampioni në fuqi i NBA-së, Milwaukee Bucks, është befasuar në shtëpi nga Chicago Bulls. Këta të fundit, fituan me rezultat 114-110, duke u barazuar serinë e Play Off-it, në 1-1.

Shkëlqeu në këtë ballafaqim, lojtari i Chicago-s, DeMar DeRozan, me plotë 41 pikë të shënuara.

Tek skuadra nikoqire nuk mjaftoi loja e mirë e Giannis Antetokounmpo, me double-double prej 33 pikëve e 18 kërcimeve.

Boston Celtics, e ka dërguar në 2-0, serinë e finaleve të Play Off-it, përballë Brooklyn Nets. Në “TD Garden” të Boston, vendësit fituan me shifrat 114-107.

Përmbysja e rezultatit nga Boston Celtics, ndodhi në pjesën e dytë, pasi ajo e para i takoi mysafirëve të Nets.

Koshashënuesi më i mirë i Celtics në këtë sfidë ishte, Jaleyn Brown, me 22 pikë.

Një hap larg kalimit tutje është skuadra e Philadelphia 76ers, e cila dërgoi në 3-0 serinë e Play Off-it, ndaj Toronto Raptors.

76ers, arriti triumf dramatik në sekondat e fundit të ndeshjes, me tre pikëshin e Joel Embiid.

Më poshtë edhe sekuencat me aksionet më të mira në tri ndeshjet e NBA.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika