NCEU i reagon Bislimit: Etiketimet e juaja janë kundër frymës së dialogut

"Etiketimi i organizatave të shoqërisë civile nga z. Bislimi është kundër frymës së Dialogut, kundër vlerave evropiane dhe parimeve demokratike", thuhet në reagimin e Konventës Kombëtare të BE-së

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian (NCEU) ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke thënë se etiketimet e Bislimit ndaj organizatave të shoqërisë civile janë kundër frymës së dialogut dhe vlerave evropiane dhe se të njëjtat janë sulme të pabaza.

“Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile që është i pavarur në punën e saj dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë organi shtetëror, organizatë dypalëshe apo ndërkombëtare. Grupi i Punës për Kapitullin 35 po punon në mënyrë aktive për të monitoruar, përmirësuar dhe promovuar procesin e dialogut të normalizimit, si dhe pajtimin ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij serb”, thuhet në reagim, shkruan EO.

NCEU shton se nuk e shohin dialogun si një rivalitet mes dy palëve armiqësore, por si një proces që duhet të mundësojë paqe të qëndrueshme.

“Puna e Grupit Punues është e hapur për publikun dhe nga rezultatet tona përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit në dialog, përfshirë z. Bislimi. Etiketimi i organizatave të shoqërisë civile nga z. Bislimi është kundër frymës së Dialogut, kundër vlerave evropiane dhe parimeve demokratike. Prandaj, konsiderojmë se sjellja e tij duhet të dënohet nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Quintit”, thuhet tutje në reagim.

Bislimi të mërkurën kritikoi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë dhe joneutrale në procesin e normalizimit.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika