Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Kosovës për investime në sistemet e ujitjes. Vlera e ndarë për këtë projekt është 2.42 milionë euro.
Komunat përfituese të këtij projekti janë: Mitrovica, Istogu, Shtimja, Klina, Kamenica, Juniku dhe Deçani.
Ministri Peci, në takim me kryetarët e këtyre komunave ka thënë se synimi i tij si ministër i MBPZhR-së është që të avancoj sistemin e ujitjes në vend, pasi përmes rregullimit të këtij sistemi ndikohet në funksionimin dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Gjithashtu, me kryetarët e komunave është nënshkrua edhe Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së implementimit të projekteve konkrete.