Ndahen 5 milionë euro për zbatimin e projekteve të reja nga Fondi i Kosovës për efiçiencë

Janë ndarë 5 milionë euro për zbatimin e mbi 20 projekteve të reja nga Fondi i Kosovёs pёr efiçiencё tё energjisё

Fotografi ilustruese

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë ndarë 5 milionë euro për zbatimin e mbi 20 projekteve të reja nga Fondi i Kosovёs pёr efiçiencё tё energjisё.

Shuma prej 5 milionë eurosh është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e Masës 3.7 për tejkalimin e krizës energjetike në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, për zbatimin e projekteve të cilat janë paraparë për vitet 2023 dhe 2024.

Në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë thuhet se gjatë dy viteve të fundit, Fondi për Efçiencë ka zbatuar plotësisht 70 projekte të efiçiencës nëpër ndërtesa publike.

13 të tjera janë në fazën përfundimtare, shuma e këtyre projekteve kalon 12 milionë euro investime të financuara nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika