Ndahen 7 milionë euro për përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 7 milionë euro për përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore. Kjo, në kuadër të masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financace, Hekuran Murati tha se kjo po bëhet në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të bizneseve për qasje më të lehtë në financa.

Paraprakisht, kryeministri, Albin Kurti tha se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë propozim-vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat për zhvillimin e ekonomisë në vlerë të qëndrueshme, ne si qeveri kemi mbështetur Fondin për Garanci Kreditore për të shtuar kapitalin në vazhdimësi, pra për të mbuluar apo për të financuar tregtarët e ndryshëm që janë pjesë e këtij Fondi, në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive që bizneset dhe ekonomia vendëse ta ketë më të lehtë në financa, pa pasur nevojë që të ofrojmë hipotekë apo pengje tjera, ne do të vazhdojmë me transfertën e radhës që është në vlerë prej 7 milionë euro, në kuadër të Masës 2.2”, tha Murati.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika