Ndahen 90 mijë euro për përfshirje të mërgatës në politikbërje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar vendime, projektligje dhe ka ndarë një shumë prej 90 mijë eurove për përfshirje të mërgatës në politikbërje

Mbledhja e qeverisë 20.07.2022

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të mërkurën e 20 korrikut u morën disa vendime, u miratuan disa projektligje dhe u ndanë fonde prej 90 mijë eurove, për përfshirjen aktive të mërgatës në politikbërje dhe forcimi i lidhjeve të saj me Kosovën.

“Përfshirja aktive e mërgatës në politikbërje dhe forcimi i lidhjeve të saj me Kosovën, është qëllimi i Programit për Diplomaci Qytetare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për realizimin e këtij programi ndamë 90 mijë euro”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti, në rrjetin social Facebook.

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Gjatë mbledhjes janë miratuar tri projektligje, tri vendime dhe janë emëruar drejtorët e rinjë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

“Miratuam tri projektligjet e propozuara nga Ministria e Mbrojtjes të cilat, ndër të tjera, vendosin kontrolle të ndërsjella institucionale dhe linja të qarta të komandimit, me qëllim të mbrojtjes adekuate të interesit nacional”.

“Miratuam tri vendime për shpronësim në interes publik, për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore” që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë, për ndërtimin e objektit të Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe, të pronave të palujatshme të cilat gjenden brenda lokacionit të ish “Aeroportit të Gjakovës” për nevoja të realizimit të projekteve të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka njoftuar që do të vazhdojë edhe pagesa shtesë për punonjësit shëndetësor.

“Me 5.5 milionë euro do të vazhdojmë pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, por jo me pak se 60 euro deri në gjashtë muaj”, shkruhej në postim.

Ndërsa për sigurimin e librave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është ndarë një shumë prej 225 mijë eurove.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika