Ndahen çmimet vjetore për teatër

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet vjetore për teatër, pikërisht, në ditën botërore të tij.

Juria e këtij viti përbëhej nga Majlinda Bregasi , Vlora Merovci Berisha, Qendresa Jashari, Afrim Spahiu dhe Kushtrim Mehmeti.

Mentor Zymberaj dhe Jeton Neziraj kanë marrë çmimin për prezantimin e suksesshëm ndërkombëtar.

“Duke marrë parasysh se ky çmim ka si kriter numrin e performancave dhe vlerësimet e suksesshme jashtë vendit, kandidatët kanë përmbushur të dyja këto kritere, njëri me numrin e performancave dhe tjetri me numrin e çmimeve nëpër konkurse ndërkombëtare, ndaj secili e meriton vlerësimin më të lartë nga shteti i tyre për prezantim ndërkombëtar”, tha kryetarja e jurisë, Majlinda Bregasi.

Përndryshe, 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit, që nga viti 1962 pas incinimit të saj në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika