Ndahen mbi 4 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, të mërkurën e 26 tetorit, është vendosur që të ndahen mbi 4 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale

Adresimi i kryeministrit Kurti në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Kosovës





Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë e 200 mijë euro për blerjen e barnave esenciale për muajt e fundit të këtij viti.

Të mërkurën e 26 tetorit, kërkesa e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës u përkrah në mbledhjen e Qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se bëhet fjalë për kërkesën e SHSKUK-së, për ndarjen e mjeteve shtesë, për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit, për tremujorin e fundit.

“Bëhet fjalë për kërkesën e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për ndarjen e mjeteve shtesë, për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit, për tremujorin e fundit. Bëhet fjalë për shumën mbi 4 milionë e 200 mijë e 100 euro. Mjetet e ndara sipas kërkesës do të merren nga nënprogrami kontigjencat në Ministrinë e Financave, nga kategoria mallra dhe shërbime dhe transferohen në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar”, ka thënë Murati.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria po ashtu ka ndarë 92 mijë euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt të martën e 25 tetorit në Prishtinë.

“Me samitin e organizuar nga “The Economist” në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Kosova u bë pjesë e hartave të konferencave ndërkombëtare. Organizimi i këtij samiti i kontribuon Kosovës në krijimin e një platforme për shkëmbim të përvojave të akterëve të politikës, ekonomisë dhe tregtisë” ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, ministri Murati shtoi se “kjo konferencë ka shërbyer si platformë për promovimin e Kosovës pasi ka mbledhur politikanë, ekonomistë, e personalitet të tjera për diskutimin mbi ekonominë”.

“Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për të mbështetur mbajtjen e këtij samiti, por meqë ka nevojë për mbështetje shtesë prej 92 mijë eurosh, kërkojmë që ta miratojmë. Mjetet për këtë merren nga shpenzimet e parashikuara, kategoria rezervat” është shprehur Murati.

Ndarjen e këtyre mjeteve e mbështetën të gjithë ministrat.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika