Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot (e diele) në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të ndaj nga 100 euro për secilin fëmijë
“Në këtë të diel me diell. Pikërisht sot do të bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit” tha ai duke njoftuar edhe për sivjet ndarjen e nga 100 eurove për secilin fëmijë.
Kurti tutje tha se rritjen ekonomike qeveria e shpërndan me të gjithë, sidomos ata që kanë nevojë të ndjejnë dorën e shtetit.
Ndonëse, sipas tij proklamoheshin si përparësi më parë, buxheti për fëmijët ishte zero sikurse, dhe për nënat lehona, por tani Kurti tha se qeveria siguroim buxhetin duke iu bashkuar listën së vendeve shumë më të zhvilluar ekonomikisht sesa ne në mbështetjen e skemës financiare për fëmijët
Kryeministri Kurti tha se mbi 400 mijë fëmijë janë që marrin shtesat.
Ai tha se kjo qeveri bëri dhe shtesat për lehonat. “Ihsi mësuar që buxheti të vihej në dispozicion për një grup të caktuar të njerëzve. Ne e bëmë shtetin për gratë, shteti për fëmijët”, tha Kurti.
“Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët edhe sivjet nga 100 euro secili do të përfitojnë”, tha Kurti duke theksuar se si çdo vit kur ka rritje te buxhetit po ndahen nga 100 euro.
S’ka nevojë për aplikim
Kurse ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo, “nuk do të ketë nevojë për aplikim”.
Ai tha se brenda një jave do të “mundohen” t’i ekzekutojnë këto pagesa.
“Do të mundohemi që gjatë kësaj jave – dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është pushim – t’i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të ekzekutohen pagesat këtë javë”, ka thënë Murati.