Ndalesa e kosovarëve në Serbi, udhëtarët të shqetësuar

Qytetarët që udhëtojnë zakonisht nga Kosova drejt shteteve të tjera përmes Serbisë, kanë shprehur shqetësimin pas situatës së krijuar gjatë së mërkurës, ku mijëra kosovarë u bllokuan derisa ishin duke kaluar tranzit përmes Serbisë. Megjithatë, edhe ata thonë të jenë mësuar me situatat të tilla, derisa gjatë ditës, edhe agjencitë turistike që mbetën të bllokuara gjatë së mërkurës, kanë lëvizur lirshëm

Është një prej pikave kufitare që e lidh Kosovën me Serbinë, dhe Dheu i Bardhë është ndër më të frekuentuarit.

Një ditë pas thirrjes që bënë institucionet kosovare për të shmangur kalimin përmes territorit serb, situata është dukur më normale këtë të enjte.

Por, ndalimi arbitrar që e pësuan mijëra kosovarë nga autoritetet serbe, ka ngritur shqetësim tek kosovarët që kanë qenë duke hyrë në Serbi përmes kësaj pike.

“Lajmet i kemi pa, problem s’po kemi pos pritjeve që janë shtuar, për neve nuk është shumë problem sa është për diasporën, për ne pas situatës veç kanë fillu pritjet më shumë”, ka thënë një qytetar.

Kthimin në normalitet, e kanë pohuar edhe agjencitë e udhëtimit që mbetën të bllokuar me udhëtarët në pikat kufitare që lidhin Serbinë me Kroacinë dhe me Hungarinë.

Si rezultat i pritjeve të gjata pa sqarime që shkuan deri në 20 orë, shumë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Pritjet për kalimin nga Kosova në Serbi, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjatë së enjtes kanë shkuar nga 3 deri në 5 minuta, siç edhe kanë qenë për të hyrë në vendin tonë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika