Ndalimi i automjeteve të rënda konsiderohet i dëmshëm për ekonominë

I dëmshëm për ekonominë e vendit, po vlerësohet vendimi i fundit i Ministrisë së Infrastrukturës, për ndalimin e mjeteve të rënda të transportit nga ora 11:00 deri në 17:00, si shkak i temperaturave të larta. Për këtë kanë reaguar nga Aleanca Kosovare e Biznese të cilët thonë se kanë marr ankesa nga shumë sektorë, dhe se dëmi që u bëhet bizneseve është i madh

Anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës, që ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda të transportit, nga ora 11 deri në 17:00, në rrugë të Kosovës, po e kërkon Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Të shtunën, MMPHI-ja morri vendim që ndalojë qarkullimin për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si shkak i temperaturave të larta.

Ky vendim sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini sjell dëme të mëdha ekonomike, derisa thotë shumë biznese kanë drejtuar ankesa aty.

“Nuk duhet të ndalet ekonomia për shkak të ruajtjes së asfalltit, asfallti duhet të ketë kualitet duhet të ketë cilësi kurse qytetarët ose bizneset duhet të qarkullojnë lirshëm ne kemi pasur ankesa nga sektori i ndërtimtarisë nga sektori i transportit vendor dhe ndërkombëtare, sepse maunat tash është e lidhur në mënyre zingjirore,” tha Shahini.

Shahini shton se Ministria e Infrastrukturës, nuk i ka informuar, e as nuk i ka konsultuar për vendimin, ndonëse i njëjti prek direkt bizneset.

“Ne nuk kemi pasur rast që drejtpërdrejt të i diskutojmë këto çështje, ka qenë një vendim i njëanshëm i pa analizuar mirë i dëmshëm për ekonominë, dhe do të ketë pasoja negative dhe ka reagime edhe nga bizneset vendore ketu edhe bizneset tjera vijnë e e shfrytëzojnë Kosovën për tranzit,” shtoi Shahini

Ndikim negativ e të rëndë në aktivitetet ekonomike, ky vendim po konsiderojnë se ka edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilët kanë reaguar duke kërkuar nga ekzekutivi ta shqyrtojnë edhe njëherë atë.

Në lidhje me zbatimin e këtij vendimi si dhe për kritikat nga ana e organizatave ekonomike, nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë kthyer përgjigje.

Vendimi i kësaj ministrie të jetë në fuqi deri më 31 korrik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika