Ndalimi i duhanit në vendet e mbyllura, Peci: Janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se pas inspektimeve në terren, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

10 vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, institucionet janë aktivizuar për ta zbatuar atë.

Pas një iniciative të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë, nga kjo e enjte, inspektorët e këtij institucioni kanë nisur punën në terren.

“Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura”

Këtë të premte, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë “e jo që të mbeten në letër!”.

“Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo, zbatimi i ligjit nuk ka alternativë”, ka shkruar ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë ka bërë thirrje te qytetarët si palë bashkëpunuese, duke thënë se “le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”.

“Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të moszbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion”, ka shtuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika