Ndalohen dy edukatore, dyshohen për dhunë ndaj 3-vjeçarit në kopshtin për fëmijë

Një grua 64 vjeçe dhe një tjetër 56 vjeçe janë arrestuar nën dyshimet se e kanë keqtrajtuar fizikisht fëmijën 3 vjeçar në një kopsht për fëmijë në Fushë-Kosovë

Një grua 64 vjeçe dhe një tjetër 56 vjeçe janë arrestuar nën dyshimet se e kanë keqtrajtuar fizikisht fëmijën 3-vjeçar në një kopsht për fëmijë në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, të dyshuarave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës,   shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ndaj një trevjeçari është shfaqur dhunë nga edukatoret e kopshtit publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, pamjet ku edukatoret ushtruan dhunë u publikuan nga familjarët e tij, ditën e hënë.

Pamjet e publikuara nga familja e tre vjeçarit

Për këtë rast ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se do të marrin masa ndaj edukatoreve, të cilat dyshohen se janë përfshirë në rrahjen e 3-vjeçarit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika