Ndalohen dy persona me pasaportë ruse në Jarinje, dyshohet se kaluan rrugëve ilegale

Një burrë dhe një grua me pasaporta ruse janë kapur në Jarinjë, nën dyshimin se kanë hyrë në Kosovë nga rrugë ilegale. Ata u ndaluan pasi nuk kishin viza të Kosovës dhe nuk kishin asnjë shenjë hyrjeje të ligjshme. Pas vendimit të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një burrë dhe një grua me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinje, pasi dyshohet se kanë kaluar nga rrugët ilegale.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ata u ndaluan mbrëmjen e së dielës.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, pas verifikimit të personave, të njëjtit nuk kishin viza të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, ata kanë ardhur nga Nishi i Serbisë.

“SPK Jarinje 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës. Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhe nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika