Ndalohen punimet në një objekt në Hajvali, iniciohet rast ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë ndaluar punimet në një objekt në Hajvali pasi po kryheshin punime pa pajisje të nevojshme të sigurisë në vendin e punës

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dje ka identifikuar një objekt në Hajvali, në të cilin, po kryheshin punime pa pajisje të nevojshme të sigurisë në vendin e punës.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast ndaj një personi, ndërsa me vendim të Inspektoratit të Punës, janë ndaluar punimet në këtë objekt deri në një vendim të radhës.

Prokuroria tutje ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e pasojave të mundshme gjatë punës dhe sigurisë në punë, si dhe parandalimin e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Prokurori i Shtetit është i përkushtuar dhe do të vazhdojë që përmes bashkëpunimit me Inspektoratin e Punës dhe institucionet e tjera shtetërore të ndërmarrë veprime në saje të kompetencave ligjore, me qëllim të vetëdijesimit të punëdhënësve dhe edukimit të shoqërisë, si dhe parandalimit të veprave penale të kësaj natyre”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika