Ndalohen punimet në një rrugë afër varrezave ortodokse në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Inspeksioni i Komunës së Mitrovicës së Veriut i ka ndërprerë punimet ndërtimore në një rrugë që çon në lagjen multietnike, Mikronaselje

FOTO: REL

Inspeksioni i Komunës së Mitrovicës së Veriut i ka ndërprerë punimet ndërtimore në një rrugë që çon në lagjen multietnike, Mikronaselje, pasi një grup qytetarësh nga komuniteti serb u ankua se varrezat e vjetra ortodokse u gërmuan gjatë punimeve.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Portali Dukagjini se rasti është duke u hetuar.

Policia e rrethoi zonën me shirit bardhekuq, që do të thotë se punimet e mëtejshme janë ndaluar.

Ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha për REL-in se ka qenë “gabim teknik i kompanisë që ka fituar tenderin nga Ministria e Infrastrukturës” dhe se ende nuk ka informacione të hollësishme.

Ai tregoi se ndërtimi i rrugës nuk është projekt i komunës.

“Ajo që dimë është se ata gërmuan varrezat ortodokse dhe drejtori ynë i inspektimit e ndaloi punën. Ne presim informacion më të detajuar për të parë se si mund të rregullojmë gjithçka”, tha ai.

Disa media lokale që raportojnë në gjuhën serbe kanë thënë se rruga është duke u ndërtuar si pjesë e një projekti për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit nga komuniteti shqiptar, i financuar nga Qeveria e Kosovës.

Portali Dukagjini iu drejtua Qeverisë së Kosovës për këtë rast, por deri në publikimin e artikullit nuk mori përgjigje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika