Ndalohet edhe një person tjetër në rastin “Brezovica”

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari në rastin "Brezovica" me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh

Prokuroria Themelore në Ferizaj, të mërkurën ka njoftuar se ka ndaluar të dyshuarin R.M., i cili dyshohet se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas njoftimit, i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

I njëjti dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marrë rreth 700 mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

“Po ashtu, vlen të theksohet se i njëjti R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 Maj 2022, me ç’rast  janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot, është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të paraqesë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, aksionin “Brezovica”, e kishte nisur më 21 dhjetor të vitit 2021, aksion në të cilin ishin arrestuar 10 persona.

Aksioni “Brezovica”, arrestohen disa persona, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i MI-së

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika