Ndalohet i dyshuari në Gjilan, dëmtoi kompaninë dhe buxhetin e komunës në mijëra euro

Përmes një komunikate për media Policia bën të ditur se është ndaluar i dyshuari në Gjilan sepse i njëjti ka keqpërdorur kompaninë dhe buxhetin e komunës në mijëra euro

Policia e Kosovës njofton se është ndaluar i dyshuari në Gjilan që ishte u.d. menaxher i departamentit në një kompani.

Përmes një komunikate për media Polcia njofton se i dyshuari ka vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë dhe buxhetin e komunës në mijëra euro, sepse i njëjti nuk ka lëshuar kupon fiskal për blerjet e konsumatorëve.

“Artikujt e blerë nga konsumatorët, fillimisht janë regjistruar nga i dyshuari, por për të përvetësuar paratë për nevojat e tij personale dyshohet se ai nuk e kishte printuar fare kuponin fiskal, që ishte detyrë dhe obligim i tij”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari i lartcekur është intervistuar nga Policia në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për vepër penale “Keqpërdorimi i besimit” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika