Ndalohet kamioni me targa serbe në Bërnjak, gjenden mbi 3 mijë kg mjete të dyshuara piroteknike

Në një komunikatë për media nga policia thuhet se njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3 mijë e 681 kg

Policia e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës së kufirit, të martën e dy prillit, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Në një komunikatë për media nga policia thuhet se njësitet policore i kanë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme, të dyshuara si mjete piroteknike, sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3 mijë e 681 kg.

“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së, përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme. Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika