Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut, arrestohen të dyshuarit pas sulmit ndaj zyrtarëve

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një tentativë për kontrabandë mallrash nga Maqedonia e Veriut, gjatë një operacioni të realizuar në kufirin lindor të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, më 26 shkurt 2025, rreth orës 20:00, njësia e Task Forcës ka marrë informacione për një automjet, të dyshuar se po transportonte mallra të kontrabanduara përmes rrugëve malore.

Automjeti i dyshuar, një Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, u ndalua dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit, dyshohet se mallrat që po transportoheshin ishin të kontrabanduara dhe përdoreshin për një postë të shpejtë.

Ndërsa, dy persona kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë, duke shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një automjet zyrtar.

“Në momentin e ndalimit, personat e dyshuar që ndodheshin në automjet kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë, duke shkaktuar lëndime trupore dhe dëmtuar një automjet zyrtar. Për shkak të këtij incidenti, autorët janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka njoftuar policia.

Njëri nga të arrestuarit kishte qenë i arrestuar disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për luftimin e kontrabandës dhe të gjitha formave të krimit, duke siguruar rend dhe ligj në kufijtë e vendit. 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika