Ndalohet nga prokuroria Arijan Sijarina, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kështu bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore”, tha ajo.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika