Ndalohet një shtetas polak, dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Një shtetas polak është ndaluar në Izvor të Zveçanit nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person me shtetësi polake u ndalua të mërkurën në Izvor të Zveçanit nga njësia policore, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Siç ka njoftuar Policia, rasti është njoftuar te prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që pas fillimit të procedurave ligjore, i dyshuari të lirohet.

Ndërsa, rasti do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

“Izvor, Zveçan  18.09.2024-13:30. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull me shtetësi polake pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika