Ndalohet për 48 orë e dyshuara për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Prishtinë

Prokuroria ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë e dyshuara për shkaktimin e aksidentit të trafikut në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë vdiq një këmbësor

Pamje pas aksidentit në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person, 26 shkurt 2024.

Prokuroria ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë e dyshuara për shkaktimin e aksidentit të trafikut në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë vdiq një këmbësor.

E dyshuara është ndaluar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).

“Ju njoftojmë se lidhur me aksidentin që ndodhi sot në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh”, ka thënë për televizionin Dukagjini, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Vetura e godet për vdekje një këmbësor në Prishtinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika