Ndalohet për 48 orë i dyshuari që goditi me veturë dy të miturit në Pejë

”Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Janë lënduar dy te mitur te cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore“, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi

Një aksident mes një veture dhe dy fëmijëve ka ndodhur në Pejë më 07.04.2024.

Në lidhje me këtë rast, një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjendjen e dy të miturve, për të cilët ai tha se njëri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.

“Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse tjetri në Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të rënda trupore. Prokurori i shteti ka dalë në vend të ngjarjes, kurse brenda afatit ligjor do paraqes kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”- ka deklaruar Nikçi.

Dy fëmijë goditen nga një veturë, dërgohen në Spitalin e Pejës

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika