Ndalohet për 48 orë zyrtari që dyshohet se ndryshoi kufijtë kadastralë të një parcele toke

"Këtë veprim i njëjti dyshohet se e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata themelore e Prishtinës, dhe me këtë dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së", thuhet në njoftimin e policisë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë një zyrtar të kadastrit të një komune mbi dyshimet për ndërhyrje në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastralë të një parcele toke.

Siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës ka ndaluar ka pranuar informata lidhur me rastin se person/a zyrtar nga zyra kadastrale e një komune kanë ndërhyrë në sistem, duke ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele tokësore, pronë e ankuesit, në favor të një pale të tretë duke ia mundësuar parcelës së tij qasjen në një rrugë publike në mënyrë të kundërligjshme.

“Këtë veprim i njëjti dyshohet se e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata themelore e Prishtinës, dhe me këtë dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Sot, i dyshuari është marrë për intervistim, i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika