Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në Australian Open

Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e tenisit Australian Open, pas një incidenti në fushën e lojës.

Fillimisht spektatorëve u është mundësuar përdorimi i flamujve, me kushtin që nuk e pengojnë lojën.

Mirëpo organizatorët e kanë ndryshuar këtë vendim të martën, pasi tifozët janë parë me një flamur rus në garën mes tenistes ukrainase, Kateryna Baindl dhe ruses, Kamilla Rakhimova.

Ndalesa ka hyrë në fuqi menjëherë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me lojtarët dhe tifozët tanë, për të siguruar ambientin më të mirë të mundshëm për të shijuar tenisin”, kanë thënë organizatorët përmes një deklarate, shkruan REL.

Tifozët ukrainas e kanë telefonuar policinë dhe zyrtarët e sigurisë në rundin e parë të garës, duke pretenduar se tifozët rusë, e kanë “tallur” Baindlin.

Atletëve rusë dhe atyre bjellorusë u është ndaluar gara me flamujt e shteteve të tyre në disa sporte, përfshirë tenisin, prej kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

Bjellorusia, shtet fqinj i Rusisë, e ka përkrahur Moskën në luftën e nisur.

Aktualisht, lojtarët e këtyre shteteve janë duke garuar me një flamur neutral në turneun e tenisit në Australi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika