Ndalohet shitja dhe therja e kafshëve në rrugë nga Inspektorati në Prishtinë

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, njofton se ka ndaluar dhe larguar shitësit e kafshëve dhe shpezëve si dhe therjen e tyre në rrugë dhe në hapësira tjera publike jo të përshtatshme

Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Prishtinës njofton se ka ndaluar dhe larguar shitësit e kafshëve dhe shpezëve, si dhe therjen e tyre në rrugë dhe në hapësira të tjera publike jo të përshtatshme.

Në njoftim thuhet se drejtoria e kësaj komune ka kërkuar që therja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në thertore të licencuara.

“Duke vlerësuar lart respektimin e një riti fetar në prag të festës së Kurban Bajramit nga na e qytetarëve tonë, për shkak edhe të traditës sonë të shpërndarjes së mishit te miqtë dhe familjarët, kemi kërkuar që therja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në thertore të licencuara”, njofton Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Sipas Drejtorisë së Inspektoratit, ambienti në të cilën bëheshin therjet, bashkë me temperaturat e larta, përbënin rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve që ushqehen, por edhe për ata që iu shpërndahet.

“Vlen të theksohet se Inspektorati i kyeqytetit këtë aksion që do të vazhdojë edhe nesër, e ka zhvilluar i vetëm pa mbështetjen e inspektorateve tjera përgjegjëse në vendin tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika