Ndarjet buxhetore për vitin 2024, Zemaj: Kjo qasje e keqe e pushtetit është e dëmshme dhe refuzuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, për raportin e Komisionit për Buxhet e Financa mbi projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024, ka thënë se "Kjo qasje e keqe e pushtetit dhe trajtimi subjektiv i buxhetit të popullit është e dëmshme dhe refuzuese"

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka njoftuar se e kanë pranuar raportin e Komisionit për Buxhet e Financa mbi projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Zemaj ka thënë se kishte propozuar katër amendamente për disa projekte, që, sipas tij, janë domosdoshmëri për qytetarët që jetojnë në ato vende.

Deputeti i LDK-së ka thënë se njëri amendament ishte për ujë të pijes, tjertri për turizëm zhvillimor, sport dhe trashëgimi humane dhe të kujtesës së luftës për liri.

“Kjo qasje e keqe e pushtetit dhe trajtimi subjektiv i buxhetit të popullit është e dëmshme dhe refuzuese. Është tepër keq kur një pushtet i privon taksapaguesit nga të mirat që u takojnë”, ka shkruar Zemaj nga LDK-ja.

Mes të tjerash, ai ka pohuar se do të vazhdojë betejën që të kërkojë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit për këto amendamente.

“Besoj që deputetët e shumicës nuk janë vetëm instrument vote, por kanë edhe dinjitet të tyre”, ka thënë tutje ai.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar dhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka thënë se kryeqyteti duhet të ketë trajtim special, por, sipas tij, me Qeverinë aktuale Prishtina “po bllokohet”.

“Projektet e Prishtinës nuk mund të konsiderohen si projekte lokale, ato janë projekte kombëtare! Andaj, Kryeqyteti duhet të ketë trajtim special. Me këtë Qeveri, po ndodh’ e kundërta, Kryeqyteti po bllokohet!”, ka shkruar Zogaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika