Ndërhyrjet e NATO-s në Kosovë, Haradinaj: Bashkëpunimi ynë nisi në kohërat më të vështira për popullin tonë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj për ndërhyrjet e NATO-s në Kosovë, ka thënë se bashkëpunimi ynë ka filluar në kohërat më të vështira për popullin tonë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, derisa po shënohet 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe synimi për anëtarësim në NATO”.

Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n ka filluar në kohërat më të vështira për popullin tonë, në marsin e vitit 1999.

“Kjo aleancë politiko-ushtarake u vendos në mbrojtje të popullit të Kosovës dhe vazhduan me misionin e tyre edhe pas çlirimit, duke ofruar ndihmë në ngritjen e kapaciteve të Ushtrisë sonë dhe duke qenë garantues i sigurisë së vendit”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se Kosova i është mirënjohëse dhe falënderuese kësaj aleance për punën e ambasadorëve, konsujve dhe stafeve diplomatike.

Ai është shprehur se diplomacia kosovare sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika