Ndërprerje e mundshme e gazit rus, Gjermania u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë

Përgjegjësit për energji në Gjermani u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë sa më shpejt sistemet e ngrohjes, të bëjnë riparimet e domosdoshme dhe të kursejnë gazin ngase një ndërprerje që pretendohet të jetë e përkohshme, mund të rezultojë në ndërprerjen e plotë të dërgesave të gazit rus

Tubacionet
Tubacionet "Nord Stream"

Zyrtarët gjermanë u kanë bërë thirrje shtetasve të Gjermanisë të kursejnë energjinë e në veçanti gazin, ngase tashmë ekziston frika që Rusia mund të përdorë si pretekst mirëmbajtjen e sistemit “Nord Stream” për të bllokuar gazin.

Nord Stream është një grup tubacionesh në det të hapur të gazit natyror në Evropë që kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani. Ai përfshin dy tubacionet “Nord Stream 1” që rrjedhin nga Vyborg në Rusinë veriperëndimore, afër Finlandës, dhe dy tubacionet “Nord Stream 2” që rrjedhin nga Ust-Luga në Rusinë veriperëndimore, pranë Estonisë.

Punët në këto tubacione pritet të fillojnë së shpejti dhe, zakonisht, janë punime që zgjasin 10 ditë kohë përgjatë së cilës gazi rus nuk rrjedh. Kjo ka bërë që Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjeteve të Gjermanisë, Klaus Müller, të ketë frikë nga ndërprerja e plotë e dërgesave të gazit rus, gjë e cila e shtyu atë të bëjë thirrjen.

Ai beson se këtë herë, ajo që pretendohet të jetë një mirëmbajtje mund të jetë “mirëmbajtje politike afatgjatë”, gjë e cila detyron Gjermaninë “të mendojë seriozisht për kursime”, ka thënë ai.

Një paralajmërim i tillë kishte ardhur të enjten nga Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili kishte paralajmëruar se punimet e rregullta në Nord Stream të cilat pritet të fillojnë me 11 korrik, mund të përdoren si një justifikim politik nga Kremlini që të ndalojë transportin e gazit në Gjermani.

Ndër të tjera, ai ka thënë se furnizimi me gaz për periudhën e verës është i siguruar, por më pas do të vijnë problemet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika