Ndërpritet energjia elektrike për një pjesë të Prishtinës, KEDS-i tregon arsyet

"Ju njoftojmë se për shkak të shkyçjes emergjente, respektivisht ndërrimit të transformatorëve rrymorë, një pjese të Prishtinës tashmë i është ndalur furnizimi me energji elektrike", thuhet në njoftimin e KEDS-it

Prishtina

Një pjesë e kryeqytetit të Kosovës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), në njoftimin e të cilës thuhet se “për shkak të shkyçjes emergjente, respektivisht ndërrimit të transformatorëve rrymorë, një pjese të Prishtinës tashmë i është ndalur furnizimi me energji elektrike”.

KEDS ka treguar edhe lagjet ku është ndërprerë energjia elektrike.

“Punimet për ndërrimin e këtyre transformatorëve filluan në ora 13:00. Kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetojnë në rrugët: Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e tyre nuk tregohet saktë se kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika