Pas disa orëve pauzë, është ndërprerë Senaca e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar për një ditë tjetër.
Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se personalisht mendon që seanca e së enjtes nuk do duhej të shtyhej, por kjo po bëhet si shenjë mirëkuptimi dhe kompromisi ndaj kërkesës së opozitës.
Ndëprerja e Seancës së Kuvendit, ishte kërkesë edhe veteranëve të luftës, të cilët po protestonin nga mëngjesi para dyerve të Kuvendit.
Xhavit Jashari, përfaqësues i organizatës për familjarët e dëshmorëve, ka bërë të ditur se pas përfundimit të seancës, ka përfunduar edhe protesta e tyre, por sipas tij, nëse nuk merren masa nga Qeveria, ka thënë se do të ketë prapë protestë.
Edhe pas ftesës së Kryeministrit Albin Kurti, për të takim, veteranët kanë vazhduar të qëndrojnë para Kuvendit.
Në disa raste, protestuesit kanë tentuar të hynë me dhunë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, por kjo nuk është lejuar nga Policia e Kosovës.
Pasi nisi shpërndarja e turmës së protestuesve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kanë filluar t’i mbledhin mbeturinat.
Pas shpërndarjes së protestuesve, edhe zyrtarët policor kanë filluar të largohen nga hyrja e objektit të Kuvendit të Kosovës.