Ndërpritet seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve derisa të jenë të gjithë të akuzuarit të pranishëm

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, derisa në sallën e gjyqit të jenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se seanca pritet të rifillojë kur të gjithë të akuzuarit të jenë në sallë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Do ta ndërpresim seancën derisa të jenë të gjithë të akuzuarit në sallë”, tha Smith III, duke shkuar më pas në pushim.

Përpara kësaj, seanca ishte e mbyllur për publikun dhe nuk dihet se çfarë u tha në sallë.

Jakup Krasniqi ishte i pranishëm në seancë përmes video-lidhjes, ndërsa Thaçi, Veseli dhe Selimi, ishin fizikisht.

Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është shprehur i shqetësuar me mosprezencen fizike në sallën e gjyqit të të akuzuarve.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se sipas rregullave, të akuzuarit duhet të jenë të pranishëm fizikisht në seancë gjyqësore me përjashtim të disa rasteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Jemi të shqetësuar me mosprezencën e të akuzuarve në sallën e gjyqit kur kemi gjykim. Ne besojmë se të akuzuarit me rregull duhet të jenë fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit kur paraqiten prova me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme kur mund t’i ndjekin përmes video-lodhjes”, tha Smith III.

Ai tha se edhe në rastet kur merret leje për mospraninë fizike në sallë, të akuzuarit nuk japin ndonjëherë arsyetime për këtë gjë.

“Kur marrin leje për të mos qenë të pranishëm nuk ka ndonjëherë arsyetim se pse nuk janë të pranishëm. Ne mbështetemi në rregullën 168/1 ku thuhet se të akuzuarit duhet të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga ligji dhe nga rregullorja”, tha kryetari i trupit gjykues.

Smith III tha se duhet të plotësohen disa kushte që të urdhërohet që gjykimi të bëhet pa praninë e të akuzuarve.

“Sigurisht që trupi gjykues mendon që të akuzuarit ndonjëherë mund të mos jenë të pranishëm nëse lind nevoja dhe këtë mund ta bëjnë përmes avokatit të tyre. Rregulla 168, pika 4 thotë: Kur të akuzuarit nuk duan të paraqiten, atëherë trupi gjykues mund të urdhëroj që gjykimi të bëhet pa praninë e të akuzuarve, por duhet të plotësohen disa kushte për këtë. Kërkesat që ne marrim këtu, nuk janë më shumë refuzime, por më shumë parapëlqime të të akuzuarve ta ndjekin gjykimin përmes videolidhjes. Sigurisht kur ka arsye të vlefshme kjo lejohet dhe ne e kuptojmë që prania e të akuzuarve mund të mos jetë e nevojshme kur edhe dëshmitari është përmes video-lidhjes apo kur në sallën e gjyqit do të diskutohen aspekte që nuk lidhen drejtpërdrejtë me dëshmitarët”, tha ai.

Pas kësaj, kryegjykatësi Smiith III dha një urdhër me gojë lidhur me këtë aspekt që evitojnë situata të tilla.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika