Ndërpritet seria pozitive e Bayern Munich, mposhten në shtëpi nga Bochumi

Bayern Munich ka pësuar humbje me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Bochum në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit gjerman. 

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të përmes Raphael Guerreiro që realizoi për 1-0 pas asistimit nga Serge Gnabry. 

Bavarezët patën mundësinë të dyfishojnë rezultatin në minutën e 22-të, por Gnabry dështoi të shënojë nga penalltia. 

Megjithatë, pak minuta më vonë në skenë doli sërish Guerreiro (28’), i cili me kokë realizoi në portën e boshatisur pas krosimit të Thomas Muller. 

Reagimi i mysafirëve erdhi qysh në minutën e 31-të, duke arritur të zbutin diferencën përmes Jakov Medic që realizoi për 2-1. 

Gjithçka nisi të vështirësohej për Bayernin kur në minutën e 43-të Joao Palhinha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër. 

Me një lojtar më shumë në fushë, Bochum ia doli të barazojë rezultatin në 2-2 përmes Ibrahima Sissoko (52’). 

Goditjen përfundimtare Bayerni e mori në minutën e 71-të, kur Matus Bero shfrytëzoi një top brenda zonës për ta mposhtur portierin vendas për 3-2. 

Ndonëse pësuan humbje, të besuarit e Vincent Kompany ishin me fat pasi edhe rivali i tyre për titull Bayer Leverkuseni u mposht nga Werder Bremeni dhe situata në tabelë mbeti e pandryshuar./Telegrafi

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika