Atëherë kur do të duhej të përfundonin mësimin, këta fëmijë të klasës së dytë të shkollës “Dardania” në kryeqytet po e nisin atë, tek në ora 3 pasdite.
Punimet në këtë shkollë të Prishtinës kanë bërë që ky të jetë orari për një pjesë të nxënësve.
E mbingarkesa e tri ndërrimeve, po shkakton tollovi të këtij lloji.
Këtë pakënaqësi, një ditë pasi lajmëruan bojkotimin e orëve e që nuk e zbatuan, prindërit thonë se i janë drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Arsimit.
Ndonëse nga shkolla nuk kanë pranuar të deklarohen, nga Komuna orarin e arsyetojnë me investimet e reja në shkollë.
Është vonë sigurisht por duhet gjendur mirëkuptimi nga prindërit dhe nxënësit sepse shkolla po rinovohet nga një projekt i financuar nga BE-ja, është kontraktuar nga ta. Nga nëntori shkolla është gati kurse klasët ku po zhvillohet mësimi i pasdites janë me prioritet të përfundohen. Duke pas parasysh faktin që ska pasur renovim me vite të tëra, tash është thuajse fundi,” tha Donat Lushaku, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.
Përgjegjësinë, siç ndodh rëndom Komuna ia hedh operatorit ekonomik për vonesa në punime e tregojnë edhe kohën kur mund të ndryshoj kjo.
“Vonesat janë shkaktuar nga operatori, komuna vetëm ka fasilizuar me BE-n për fondet…ka vonesë duhez ptanuar po që jemi afër përfundimit të punimit. Nëse klasët oërfundohen më herët, por afati i fundiz është nëntori por mund të ndodhë edhe më herët,” shtoi Lushaku.
Aneks-klasat janë praktikë e krijimit të klasave brenda objektit ekzistues të shkollave, për përshtatjen e numrit të madh të nxënësve.
Një praktikë të tillë së fundmi e ka realizuar edhe shkolla “Pavarësia”.