Të mërkurën e 18 janarit, është raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar aty.
Rasti ka ndodhur në orët e pasditës, kështu ka bërë të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.
PK thekson se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion dhe është në procedurë hetimore.
“Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.
Edhe një rast tjetër i vdekjes është raportuar të mërkurën në Fushë-Kosovë, ku një burrë ka vdekur në banesën e tij, pasi atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Ndërsa, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.