Ndërrojnë jetë tre persona në Tiranë pasi makina bie nga mbikalimi

Të premten e 10 marsit kanë ndërruar jetë tre të rinj në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Tiranë-Elbasan në Shqipër

Ilustrim. Foto: REL

Të premten e 10 marsit kanë ndërruar jetë tre të rinj në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Tiranë-Elbasan në Shqipëri. Automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari ka dalë nga rruga duke i çarë barrierat mbrojtëse metalike dhe ka rënë nga mbikalimi. Së bashku me të udhëtonin dy vajza 23 dhe 22 vjeçe, të cilat kanë humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e së premtes.

Automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari që po udhëtonte mbi një mbikalim në rrugën Tiranë-Elbasan, ra sipër një tjetër automjeti që po udhëtonte poshtë mbikalimit dhe për pasojë mbetën të plagosur tre personat që ndodheshin në të.

Policia e Tiranës bëri të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, si dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.

Gjithashtu, policia ka theksuar se i riu kishte një vit që ishte pajisur me leje drejtimi, dhe në pesë muajt e fundit, kishte marrë pesë masa ndëshkimore nga policia rrugore për parakalim të gabuar, shpejtësi të lartë, mosrespektim të sinjalistikës dhe përdorim të telefonit celular gjatë ngasjes së makinës.

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve në Shqipëri, Kodi Rrugor ka ndryshuar disa herë duke ashpërsuar masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Megjithatë, ekspertët rrugorë kanë apeluar që masat të forcohen më shumë, duke ndryshuar sërish Kodin Rrugor.

Të dhënat e fundit për numrin e aksidenteve janë ato të muajit janar nga Instituti i Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, në janar 2023 janë shënuar 84 aksidente, nga të cilat, 52 në Tiranë. REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika